Ju informojmë se në datat 26.11.2017 dhe 27.11.2017 (E Diel – E Hënë) do të realizohet aksion pastrimi në të gjithë territorin e Komunës së Çairit. Të angazhuar për realizimin e këtij procesi do të jenë punëtorë nga ndërmarrjet publike NP “Higjiena Komunale” , NP “Parqet dhe gjelbërimet” , NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, NP “Rrugë dhe rrugica” dhe punëtorë sezonal të angazhuar nga ana e Komunës së Çairit. Inicues i procesit të pastrimit është Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit.