Komuna e Çairit ka filluar sot aksionet e para për rrënimin e objekteve pa leje në territorin e saj dhe lirimin e vendeve të uzurpuara pa të drejtë ligjore.

Gjatë ditës së sotme është rrënuar objekti (mbindërtimi) pa leje nga inspektorati komunal i komunës së Çairit në rr. Krste Asenov (përballë xhamisë Abdulkadër Arnauti) dhe është liruar zona e uzurpuar pa leje në afërsi të kopshtit për fëmijë “Peter Pan”.

Komuna e Çairit njofton opinionin se aksionet e këtilla do të vazhdojnë me qëllimin e vetëm sundimin e ligjit dhe rregullit për përmirësimin e jetës së qytetarëve.