Kompanitë në Maqedoni duhet të synojnë drejt asaj që t’u mundësojnë të punësuarve harmonizim të detyrave punuese me obligime familjare. Për realizimin e këtij qëllimi nevojitet të ngrihet vetëdija te punëdhënësit, të vendoset orar fleksibil pune dhe kopshtet për fëmijë të punojnë me turn të dytë.
Kryetari i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, vlerëson se të punësuarit janë kapitali më i rëndësishëm i kompanive dhe se krijimi i kompanive të cilat janë miqësisht të prira ndaj familjeve, do të ndikojnë që të mbahen kuadrot cilësore të punës dhe të rinjtë të mos e braktisin shtetin.
Sipas ministres të Punës dhe Politikës Social Mila Carovska, shteti tashmë punon në krijimin e kushteve për inkuadrim më të madh të grave në tregun e punës. Në këtë drejtim, është vendosur turn i dytë në kopshtet për fëmijë, ndërsa do të financohet edhe zhvillimi i shtëpive për pleq sepse statistikat tregojnë se gratë në Maqedoni ende kujdesen për fëmijët e tyre dhe për personat e moshuar në familje dhe nuk kanë kohë të kyçen në tregun e punës.
Nga ana tjetër gratë sipërmarrëse thonë se punojnë 50 deri 60 orë në javë dhe nuk kanë kohë për obligimet familjare. Nga Shoqata e grave sipërmarrëse vlerësojnë se duhet të bëhen ndryshime të caktuara sociale siç është puna e kopshteve, krijimi i kushteve për kujdes të personave të moshuar dhe inkuadrim më i madh i burrave në aktivitetet e gruas.
Praktikat e tilla, gjegjësisht kompani me prirje miqësore ndaj familjeve tashmë ka në Slloveni dhe në Kroaci.