Pasi që kryeministri Zoran Zaev theksoi se ministria e shëndetësisë është në kombinatorikë për të mos i takuar Aleancës për Shqiptarët, pritet vendimi nga kjo parti.

Siç bëhet e ditur, kryesia e ngushtë e ASH pritet të mblidhet për të diskutuar lidhur me paralajmërimet e Zaevit.

“Ne do të diskutojmë të gjitha çështjet dhe sidomos për deklaratën e fundit të Zaevit. Do të ulemi të diskutojmë dhe se është është çështje e brendshme partiake. Për momentin nuk kemi çfarë të themi”, theksuan nga ASH.

Pas kësaj, konfirmimi final do të jetë edhe nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela.

Mësohet se BDI insiston që të drejtojë dikasterin e shëndetësisë dhe se për këtë ka propozimin e saj. Por këtë dikaster synon që ta mbajë edhe LSDM, për shkak të ndjeshmërisë së shëndetësisë dhe se në këmbim të kësaj ASH do ti ofrohen Ministria e Ekonomisë ose Ministria e Punës dhe Politikave Sociale.