Në Kolumbi është vrarë Luis Orlando Padierna Pena, i njohur me nofkën “Inglaterra”, apo emri i dytë në listën hierarkike të grupit të trafikantëve të drogës “Clan de Golfo”, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos konfirmoi se Pena u vra në operacionin e forcave të sigurisë të koduar “Operacioni Agamemnun 2”.

“Ky është një lajm i mirë për sigurinë e Kolumbisë”, tha Sanotos dhe përsëri u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale që të ndalojnë krimet dhe të dorëzoheshin në polici.

Në kuadër të të njëjtit veprim të forcave kolumbiane të sigurisë, në fillim të muajit u konfiskuan 12 ton kokainë në rajonin e Antioquisë.

Ish-paramilitarët e ekstremit të djathtë, pas dorëzimit të armëve të tyre, formuan grupin Clan del Golfo gjatë vitit 2006, ndërsa konsiderohet se ky grup i drogës sot ka më shumë se një mijë anëtarë.