Koalicioni ndërkombëtar i kryesuar nga Arabia Saudite e bombardoi aeroportin në Sana, kryeqytet i Jemenit, që është nën kontroll të kryengritësve shiitë, huthë.

Janë shkaktuar dëme në pistën dhe mbi pikën e kontrollit. Sistemi i navigacionit të aeroportit tërësisht është shkatërruar. Në vend kanë arritur ekipe për rinovim, ndërsa puna e aeroportit është vështirësuar.

Janë ndërprerë edhe fluturimet në aeroport, ku aterojnë aeroplanët e KB-së dhe organizatave humanitare ndërkombëtare.

Në kumtesën e Drejtorisë për Aviacion Civil të Jemenit theksohet se sulmi mbi aeroportin paraqet “shkelje të ashpër dhe publike të Kushtetutës dhe konventave të KB-së”.

Drejtoria  i bëri  thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së, sa më shpejt të fillojë hetim, të marrë qëndrim vendosës kundër krimit, të japë fund agresionit dhe t’i ripërtërijë fluturimet e aeroportit në Sana.

Drejtoria e Aviacionit Civil në Jemen është lojale e kryengritësve.

KB theksoi se në konfliktin në Jemen, që ka filluar para tre viteve, kanë humbur jetën 8.650 persona, ndërsa janë lënduar 58.600.