Shkruan : Mehdi Memeti

Populli thotë: “Ra kjo mortë e u pamë”.Fitorja e Zajevit ndaj VMRO-DPMNE-s,I jep mundësin atij që më komod t`i manipulon shqiptarët e Maqedonisë duke u thirrur në një qeveri reformatore, gjoja si demokrat i vërtetë, karshi faktorit të jashtëm, se është për një shoqëri multietnike, integriste, qytetare, për përparimin e vendit, me programe reformuese multikulturore.etj.etj.

Kryeministri Zaev ka shkelur rekomandimet e Pribes në zgjedhjet lokale në Maqedoni duke përkrahur  BDI-në, dhe tani I gatshëm për ta marrë në qeveri edhe PDSH–në, e harxhuar.

Duket kjartë se Z.Zajevi si kryeministër I vendit nuk dëshiron që në koalicionin qeveritarë ta ketë ASH dhe Besën e cila edhe ashtu është jashtë qeverisë si opozitë.Nuk dëshiron pikërisht se dallojnë dukshëm nga programet e tyre politike ,për ndryshimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik  për shqiptarët, si dhe avancimin e këtij statusi në popull shtetformues në Maqedoni. Ndarjen e Buxhetit drejtësisht për gjitha Komunat, njëherit më afër janë drejtë federalizimit, kantonizimit apo diç tjetër. Ka mundësi që  kësaj rradhe Zajevi do të dështon ma keq se Gruevski,sepse opozita shqiptare  ka mundësi të analizon edhe njëherë  politikat e tyre, të formohet një opozitë vërtetë serioze reformatore, por jo ngatrestore siç po duket dhe  tenton kryeministri Zajev.

Ngatresa e pare e  zajevit do ti vjen pikërisht me daljen e LRPDSH nga kjo qeveri  reformatore, jo nga dëshira e saj por nga veprimet e e Zajevit, deklaratave të tij mbështetur në ëndrat e komoditetit të tij, duke I përkdhelur BDI-në dhe PDSH, kundrejt opozitës së bashkuar shqiptare,se gjoja do t`ia arrin qëllimit… por kjo duhet pare dhe analizuar mirë ? Shqiptarët nuk janë dhe aq se mendon Z. Zajevi , që për një kohë shum të shkurtë e ai, do të pendohet njësoj si Gruevski,sidomos në zgjedhjet Parlamentare edhe ate shum shpejtë që do të ndodhin.

Ngatresa e dytë do ti vjen pikërisht  nga aleatët e tij të ngushtë shqiptarë që do t`i ketë në qeverisje BDI-PDSH,pavarësisht se; “ I fituan këto zgjedhje sipas numrave te demokracisë”, si dhe vetë opozita maqedonase gjegjësisht VMRO-DPMNE, që ka numër të madh deputetësh pavarësisht humbjeve të thella në zgjedhjet komunale.

Ngatresa e tretë do ti vjen kur do të tenton ta ndron emrin e Maqedonisë njësoj si flamurin e shtetit, që u ndërrua dikur nga presioni ndërkombëtarë. Shqiptarët, me siguri që kësaj rradhe do të kërkojnë që të pyeten edhe ata rreth emrit, ndoshta shqiptarët do të propozojnë  ndonjë emër , gjë që e parasheh edhe marveshja e Pribesë, sepse tek e fundit shqiptarët nuk duhet të jenë  në vazhdimësi,bira e fundit e kavallit.

Ngatresa e katërt do ti vjen rreth Emrit , simboleve të shtetit nga ana e Greqisë, gjuhës nga ana e Bullgarisë, autoqefalia e kishës nga ana e Sërbisë.

Ngatresa e pestë do ti vjen pikërisht nga opozita e bashkuar shqiptare,LRPDSH-Besa, përkrahur  nga forcat e reja, për më shumë liri dhe të drejta.Sidomos rreth gjuhës zyrtare të jetë e barabartë me ate maqedonase në tërë teritorin e Maqedonisë.Sepse shqiptarët në vazhdimësi do të kërkojnë ta mposhtin këtë statut juridik-kushtetues dhe politik poshtërues për shqiptarët, si pakicë kombëtare në Maqedoni.

Luftën do ta fitojnë shqiptarët meqë rrugë tjetër nuk kanë, sapo t’i bashkojnë forcat, jemi më se të bindur për këte. Në Maqedoni nuk janë interesat individuale, grupore dhe partiake, por të drejtat kolektive, qytetare dhe kombëtare.

Përfundojmë me pyetjen :  Se kjo Qeveri a është vërtetë reformatore apo ngatrestore!