I ftuar në emisioninin e moderatores Luana Vjollca ka qenë dhe ish banori i Big Brother Olsi Klosi.

Pavarësisht se ka kaluar kohë nga ndarja e tij me partneren Fjorentina duket se ende ka interes për ata të dy. Për fansat e tyre mbeti enigme nëse Olsi e kishte tradhtuar Fjorentinën dhe ky ishte shkaku i ndarjes.

E ndërsa lunate lojën e vështirë “Ndaje ose haje” , atij ju desh ti përgjigjej pyetjes se sa herë e kishte tradhëtuar ish të dashurën e tij, Fjorentinën.
““Një here. Ma ka falë tradhtinë se e ka marrë vesh” Në publikimet e mëparshme Fjorentina ka thënë tërthorazi se ajo është tradhtuar nga Olsi, madje kjo ka qenë ‘frika’ e saj edhe gjatë spektaklit.