Ngjyra e flokëve me teknikën shatush biond, ngjyrë mjalti, platin, të errët, të çelur etj. janë shumë glamour dhe për më tepër i bën ato të shkëlqejnë. Në fakt teknika e flokëve shatush vazhdon të jetë shumë në modë dhe përfaqëson zgjedhjen ideale për ti dhënë flokëve gështenjë një pamje më të bukur. Variantet janë të shumta nga të cilat mund të zgjidhni duke filluar nga nuancat më të ngrohta deri tek ato më të ftohta.

Shatush biond
Flokët me shatush biond mund të jenë shumë të ndryshme midis tyre sipas tonalitetit të përzgjedhur. Sigurisht nuancën perfekte mund ta gjeni duke pasur parasysh ngjyrën e syve dhe të lëkurës.
bronde_highlight-redd

Shatush biond platin
Flokët e errët me shatush biond platin janë padyshim një zgjedhje shumë ekstreme kështu është më mirë nëse merrni mendimin e profesionistëve. Shatush-i biond platin në flokë gështenjë jep një efekt final me shumë impakt.
layered-wavy-long-hair-balayage-long-hairstyles-for-thick-hair

Shatush biond mjaltë
Ndër më të dashurit nga femrat është shatush biond mjaltë i artë. Kjo tipologji ngjyre është shumë e bukur dhe mbi të gjitha është e përshtatshme për ngjyrë lëkurash.
shatush-2

Shatush biond i çelur
Shatush biond i çelur i artë është perfekt për ato që kanë një bazë natyrale gështenje dhe që anojnë nga biond e errët apo hiri. Shatush për flokë biond të çelur mund të mbahet me shumë modele flokësh duke filluar nga ato të shkurtër deri tek flokët e gjatë.
9ed6f813-2d2c-4c7e-9d18-3087879ee0f8-0

Shatush bionde hiri
Shumë elegante dhe e sofistikuar, shatush me bazë bionde hiri është perfekt për flokët gështenjë.
63668409cb0e14e8ce6504c47fe347b4-blonde-sombre-hair-ash-blonde

Shatush biond e ftohtë
Kjo lloj ngjyre është ajo kur flokët marrin një nuancë të hirtë apo që anojnë disi nga ngjyra gri. Bëhet fjalë për reflekse perfekt nëse keni flokë të errët.
657cfa8e-3323-42f0-816d-a0ededada27a-0