Një ushtar i Koresë së Veriut ka dezertuar në Korenë e Jugut në zonën e demilitarizuar të që ndan dy vendet(DMZ).

Ushtari u qëllua dhe u plagos nga ushtria e tij ndërsa kaloi në anën e Koresë së Jugut të në fshatin Panmunjom.

Ushtria e Koresë së Jugut njofton se ai është dërguar në spital.
Rreth 1,000 njerëz nga Veriu ikin çdo vit në Jug, por shumë pak dezertojnë nëpërmjet DMZ-së.

Ky është hera e katër nga një ushtar i Koresë së Veriut kalon nëpërmjet DMZ,  një prej kufijve më të mbrojtur të botës.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë teknikisht ende në luftë, pasi konflikti mes tyre përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat formal paqeje.