Pas kualifikimit në Botërorin “Rusi 2018”, Kombëtarja e Suedisë e ka festuar pafund këtë moment tepër të veçantë dhe të rëndësishëm e për më tepër një kualifikim me peshë përballë një kundërshtari të madh si Italia.

Festa nisi që në fushën e blertë pas vërshëllimës së gjyqtarit. Më pas momentet e festimit u spostuan në dhomat e zhveshjes.

Sigurisht në momente të tilla nuk mund të llogaritësh dëmet që mund të shkaktosh sepse normalisht është gjëja e fundit që të shkon në mendje.

Sidoqoftë gjesti i bërë nga ana teknikut të Suedisë, Janne Andersson, është  me të vërtetë për t’u duartrokitur. Mediat e huaja kanë arritur të fotografojnë 55-vjeçarin teksa pastron në dhomat e zhveshjes mbeturinat që kishin lënë pas lojtarët e tij.

Sigurisht pjesë e festimeve ka qënë edhe ai, por gjesti i bërë është vertet i habitshëm. Një gjest ku për tu duartrokitur. Veprim i rallë ku ndoshta shumë prej kolegëve të tij do të kishin hezituar ta bënin.