Modelja nga Prishtina, Besiana Dili, është njëra ndër të paktat vajza tona e cila ka depërtuar edhe jashtë vendit.

Këtë e dëshmoj pjesëmarrja e saj në njërin ndër filmat me përmasa botërore, “Fast & Furious 7” shikueshmëria e të cilit, theu çdo rekord.

Pjesëmarrja e saj në pista e revy të ndryshme të modës, është argumenti më i mirë i depërtimit prej modeleje.

Dëshmi tjetër po aq e rëndësishme, është sfilimi në pistat e Dubait, ndër më të famshmet në botë, si vendi me mundësi të jashtëzakonshme depërtimi, por meritë e plotë e tipareve të saja tipike, që i dhanë epitetin modele, shkruan kolona.info.

E ajo që i ngriti në kulminacion paraqitjet e saja, është pikërisht pjesëmarrja në filmin e cekur, përkrah yjeve të famshëm botëror.

Ju sjellim sekuenca nga filmi ku keni rastin të shihni bukuroshen kosovare, madje edhe imazhe nga fotosesione të ndryshme të Besiana Dilit.

Por, çuditërisht Besianën nuk keni pasur rastin të shihni në faqet e rubrikave rozë, pavarësisht këtij depërtimi në arenën ndërkombëtare.

Apo, mund të jetë zgjedhje e vetë modeles të mbajë të përvetësuara sukseset e njëpasnjëshme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Gs1pChey084