Edhe kur duket e pamundur për të gjetur hapësirë për garazhin e veturës tuaj, thjeshtë duhet pak kreativitet dhe gjendet zgjidhja.

Në një video të postuar në Facebook, një shofer ka gjetur një mënyrë interesante që brenda oborrit të ngushtë të shtëpisë të gjej hapësirë për garazhin e veturës, transmeton Express. Ai ka shfrytëzuar hapësirën poshtë shkallëve të shtëpisë për ta futur veturën aty me anë të një mekanizmi i cili lëvizë horizontalisht.

Këto hapësira zakonisht në shtëpitë tona përdorën për të ruajtur drunjtë të cilët i djegim gjatë dimrit.