Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi janë ndër klubet me pagën mesatare më të lartë, në një listë që dominohet nga klubet e basketbollit nga NBA.

Sipas Studimit Vjetor të Pagave të Sporteve Globale nga Sportingintelligence, Barcelona paguan një lojtar mesatarisht 8 milionë euro në vit, pas saj vjen PSG-ja me një pagë mesatare vjetore në vlerë 7.9 milionë euro, ndërsa Real Madridi është e treta nga skuadrat e futbollit që ka pagën mesatare vjetore më të lartë, 7.6 milionë euro në vit, transmeton Express.

Listës i prijnë skuadrat e basketbollit nga NBA. E para është Oklahoma City Thunder, e dyta Cleveland Cavaliers dhe e treta Golden State Warriors.

Në këtë listë Barcelona është e katërta, PSG-ja e pesta, ndërsa Reali i nënti.