Truri i meshkujve është i ndryshëm nga ai i femrave. Kjo është e ditur tashmë, për shkak të fizionomisë por edhe për shkak të disa ndryshimeve të tjera.

Truri i meshkujve, që në lindje është programuar ndryshe nga i femrave, që në mënyrën e perceptimit, zhvillimit, apo botëkuptimit. Jeni kurioze të zbuloni më shumë rreth trurit të meshkujve? Lexojini më poshtë disa kuriozitete.

Nuk është i vëmendshëm. Ke varur një kurorë në derën kryesore. Ai hyn nga ajo derë. Pasi e ke pyetur se si i është dukur kurora, ai del edhe një herë jashtë për ta parë. Nuk e ka vënë re fare.

I pëlqen të ketë kontroll. Edhe kur thjesht po shikoni televizor së bashku, është shumë e rëndësishme që ai të mbajë telekomandën. Nëse e mban ti, atij i duket sikur i zbehet roli i të pasurit kontroll të gjithçkaje.

Është shumë i orientuar drejt zgjidhjes. Vjen në shtëpi pas një dite të gjatë e shumë të ngarkuar. Ai dëgjon ankesat, e shikon që je e shqetësuar, e kupton se do të nxjerrësh stresin, por menjëherë fillon të mendojë për zgjidhjen duke të propozuar mënyra për “të zgjidhur problemin”. Ti dëshiron mbështetje, por ai po merret me gjetjen e një zgjidhjeje.

E harron çfarë i ke thënë. Jeni vetëm ju të dy në dhomë. Ti the diçka, por ai e ka harruar, edhe pse përgjigjja mund të ketë qenë “sigurisht”. Vëmendja ka qenë thjesht diku tjetër.

Ka vetëm një gjë në mendje. Mund të përqendrohet në kompjuter, në televizor ose në një libër, kur po përpiqesh t’i flasësh. E ndërpret disa herë për t’i kërkuar vëmendje, por kur, më në fund, merr vëmendjen e tij, tashmë ai është mërzitur.