Dashuria nuk njeh moshë

Është kjo një thënie që vazhdimisht qarkullon tek të gjithë popujt e botës.

Duket se ajo vlen edhe për gruan e Sabri Fejzullahut, Nerën.

Ajo në disa foto që ka postuar në rrjetin social në Instagram thotë se “është bërë muaji i katër që ajo nuk e ka parë Sabriun”, shkruan GazetaExpress.

“Pas katër muaj bashkë”, ka shkruar Nera, derisa shihet se ka bërë shopping me Sabriun, madje atë të shtrenjtë, pasi që shihet se veshjet janë të firmës së njohur “Louis Vuitton”.

Sabriu shpesh e përmend dashurinë kolosale që ai ndjen për gruan e tij, Nerën.

Këtë e ka thënë edhe në intervistat e tij të mëparshme, derisa shumë pak e përmend gruan e tij të parë me të cilën ka dy fëmijë.