iPhone X vjen në treg me shumë ndryshme, kryesisht në dizajn, nëse e krahasojmë atë me versionet paraardhëse.

Që nga iOS 7, melodia e parapërcaktuar në iOS 7 është “Opening”, e cila vazhdon të jetë edhe në iPhone 8 e poshtë.

Ndërkaq, në iPhone X, Apple ka menduar të krijojë një tjetër melodi ekskluzive, e cila quhet “Reflection”.

Zhvilluesi i programeve, Guilherme Rambo ka mundur të nxjerrë nga iPhone X file-in e kësaj melodie, dhe ju mund ta shkarkoni atë nga ky link.

E, për ta dëgjuar melodinë ekskluzive të iPhone X, klikoni në videon e mëposhtme: