Këshilli i Evropës është duke shqyrtuar mundësinë për miratimin e vendimit për shfuqizimin e sanksioneve ndaj Rusisë, sepse frikësohet nga tërheqja e Moskës nga kjo organizatë ndërkombëtare, publikoi Fanejshëll tajms.

“Do të jetë shumë keq nëse Rusia e braktis këtë organizatë, sepse konventa dhe gjykatat janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Rusisë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KE-së, Torbjorn Jaglland.

Sipas tij, tërheqja e Rusisë nga KE-ja do të kishte ndikim negativ ndaj Evropës.

Ai i përgënjeshtroi dyshimet se persona zyrtar rus kanë pasur takim me të dhe iu kanë kanosur se Moska do të tërhiqet nga Organizata.

Jaglland shton se refuzimi i i Moskës të paguaj kontribute për buxhetin në KE mund të shkaktojë që Rusia ta braktis organizatën vullnetarisht apo me nismën e shteteve të tjera.

Këshilli i BE-së më 28 qershor sërish, për gjashtë muaj, i vazhdoi masat restriktive ekonomike kundër Rusisë.