Policia kufitare e Kukësit arreston një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për “Vrasje”. Në pranga ka rënë shtetasi Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbicë dhe arrestimi është bërë me qëllim  ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, rezultoi se shtetas Jakup Smaili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbade, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me datë 27.01.2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”. Maksimumi i dënimit, burgim i përjetshëm.  Materialet iu kaluan Prokurorisë Kukës për veprime të mëtejshme.