Që prej vitit 2011, Carol Lim dhe Humberto Leon mendojnë edhe për të folurën e veshjes dhe historinë e saj. Sipas tyre, një veshje duhet të flasë, të tregojë diçka.

Ata njihen për faktin që i “pëshpërisin” në vesh brezit të ri. Drejtorët artistikë të markës së njohur “Kenzo”, Humberto Leon dhe Carol Lim, kanë hapur para pak kohësh dyqanin më të ri në kryeqytetin e modës, Paris. Ata vijnë me një koncept të ri.

Dy amerikanët, miq që nga koha e universitetit në Los Angeles, e dinë mirë se për çfarë flasin. “Ne jemi shumë të lidhur me shoppingun”, buzëqesh Carol Lim. Po të na kishit parë para disa minutash, i kishim krahët të mbushur me pako. Nuk kalojmë dot pranë një dyqani nëse nuk futemi brenda. Kur ne mendojmë të hapim një dyqan, para së gjithash duhet të jemi entuziastë”.

Në verën e vitit 2011, emërimi i të dyve në krye të markës la shumë skepticizëm pas, por sot suksesi i tyre është i padiskutueshëm. Veshjet e tyre janë bërë të njohura në të gjithë botën. “Puna jonë nuk mbaron pas sfilatës, një krijim i mirë nuk është asgje pa reklamën”,- shprehet Humberto. Përtej stilit, ata e kanë rikonceptuar markën “Kenzo” nga fillimi në fund. “Njerëzit duan gjëra të reja,- thonë ata. “Secili duhet të japë formulën e tij në punë”.