Këngëtarja është veshur si Kleopatra për Halloween.

Nicole ka veshur një dekolte ”vrasëse”, e cila e ka bërë atë të duket si një mbretëreshë e vërtetë. Fotografët me interesim kanë përcjellë ardhjen e saj në ahengun në Londër. Kombinimet e saj të modës në ‘X Factor’, ku është anëtare e jurisë, kanë bërë që Nicole Scherzinger (39) të duket bukur edhe në natën e shtrigave.

Këngëtarja është veshur si Kleopatra, njëra nga udhëheqëset më të bukura të njohura të Egjiptit të lashtë. Fotografët kanë përcjellë ardhjen e saj në Londër dhe të pranishmit i ka tërhequr sidomos dekolteja e saj e bujshme, të cilën miqtë dhe fansat e saj e komentuan në rrjetet shoqërore.