Ka pasur disa raste në vitet e fundit, kur këngëtarët shqiptarë zbuloheshin nga mediat për kopjime të këngëve të huaja, sidomos atyre ballkanike.

Por gjërat kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe tani janë të tjerët, që vjedhin krijimet e këngëtarëve shqiptarë.

Kënga “S’je Normal” e këngëtares shkupjane Adelina Tahiri, u ra në vesh për mirë dy artistëve nga Serbia.

Dyshja, që ishin shumë të famshëm për ish-Jugosllavinë me këngët e tyre, tani e kanë vjedhur vijën melodike të Adelina Tahirit, he po ashtu pak nga teksti i saj.

?ogani Fantastiko dhe Giogani Fantastico nga Beogradi, janë një dyshe shumë e famshme prej shumë kohësh, ndërsa janë më pak aktivë aktualisht.

Kënga e tyre e publikuar me 11 nëntor, “Instagram i hleba”, është kopje e këngës së Adelinës “Ti s’je normal”.

Ndërsa vetë Adelina Tahiri ka thënë për mediat e Kosovës se do ta padisë dyshen serbe, që i vodhi këngën dhe do t’i ndjekë ata përmes gjykatës.

Për këtë klip, që Adelina e publikoi në korrik të këtij viti, ka harxhuar më shumë se 20 mijë euro vetëm në veshje.