Burak Ozcivit është njëri ndër aktorët më të famshëm në Turqi.
Burak është bërë i njohur edhe në Kosovë me rolet e tij si “Bali Bej” e së fundim me rolin e tij si “Kemali” në serialin “Kara Sevda”, transmeton Gazeta Express.
Aktori që rrëmbeu zemrat e mijëra fansave para disa ore ka bërë të ditur se gjendet në Gjermani.
Përmes disa imazheve që ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory shihet se “Kemali” ka fansat të shumtë edhe në Gjermani.
Fansa të shumtë të tij ishin afruar pranë veturës së tij duke e fotografuar atë.