Komisioni Evropian dhe Maqedonia kanë rënë dakord se ka nevojë urgjente për rezultatete konkrete në pavarësinë e gjyqësorit, rregullimin e përgjegjësisë për përgjimet dhe reforma në shërbimin e inteligjencës. Në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në sistemin e drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të mbajtur në Shkup mes përfaqësuesve të KE-së dhe Maqedonisë, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe Planit të Qeverisë për reforma “3-6-9” kurse “Progresi në zbatimin e masave të përshkruara në këtë dokument do të përbëjnë bazë për bisedime të mëtejme me Komsionin Evropian.”

Komisioni Evropian ka theksuar nevojën për reformim të trupave menaxhues të gjyqësorit (Këshillit të Gjykatësve dhe Këshillit të Prokurorëve Publik) për të mundësuar pavarësinë e gjyqësorit duke mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët nga ndikimet e mundshme politike. KE-ja gjithashtu ka theksuar nevojën për reforma në Shërbimin e Inteligjencës dhe ndjekjen e komunikimeve, në linjë me rekomandimet. Më tej është kërkuar përgjegjësi juridike për vepra kriminale që dalin nga përmbajtja e përgjimeve dhe është diskutuar progresi në ngritjen e hetimeve për korrupsion të nivelit të lartë dhe masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive.

Komisioni Evropian ka ofruar asistencë për rishikim të detajuar të miratimit të ligjeve dhe dokumenteve strategjike për reformat në gjyqësor. Vendit i bëhet presion që nevoja për reformat të planifikohet në mënyrën e duhur, bazuar në analizimin e boshllëqeve dhe zhvillimeve, konsultimet të jenë transparente dhe inkluzive dhe burimet e duhura financiare të locohen te aktorët për t’u lejuar zbatimi i plotë i tyre. Komisioni Evropian më tej ka pranuar përmirësimin në fushën e mediave dhe inkurajon reformat e mëtejme si dhe dhe promovimin e lirisë së shprehjes.