Në botë, më shumë se një e treta e grave gjatë jetës së tyre kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale; 750 milionë gra kanë hyrë në bashkëshortësi para moshës 18-vjeçare, ndërsa më shumë se 250 milionë u janë ekspozuar prekjes së gjenitaleve të tyre, thuhet në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave.

Në mesazhin e KB-së thuhet se çdo grua dhe vajzë ka të drejtë të jetojë pa dhunë, por gjithashtu konstatohet se shkelja e të drejtave të njeriut në forma të ndryshme paraqitet në çdo bashkësi, ndërsa posaçërisht janë goditur më të margjinalizuarit dhe më të prekurit.

Thuhet se shpeshtimi i sulmeve ndaj aktivisteve për të drejtat e grave është shqetësuese, duke i përfshirë shqetësimin dhe praktikat e dëmshme, paraqet pengesë të rëndësishme për realizimin e të drejtave të njeriut  dhe drejtpërdrejt vihet nën pikëpyetje inkuadrimi dhe pjesëmarrja e grave në mirëmbajtjen e paqes.

KB përkujton se investon shumë përpjekje për zgjidhje të problemit me dhunën ndaj grave. Prej atje e përmendin Fondin e KB-së për shkatërrimin e dhunës ndaj grave, iniciativën Spotllajt, e ngritur me BE-në dhe Iniciativën globale të KB-së për qytete të sigurta dhe hapësira të sigurta publike.