Takimi mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Methju Nimic që është caktuar të mbahet me datë 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel është shenjë vazhdimësisë së klimës pozitive e cila u krijua në marrëdhëniet mes të dyja vendeve pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja në gjuhën greke “KATIMERINI”, përcjell Medial.mk

Samiti i radhës i NATO-së që duhet të mbahet me datë 11 dhe 12 korrik 2018 në Bruksel, paraqitet si një hapësirë kohore gjatë së cilës mund të pritet të tejkalohet çështja e emrit të Maqedonisë dhe me këtë të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Maqedonia shpreson se përfundimisht do të hapet rruga e saj drejt NATO-së.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotsias tashmë disa herë ka theksuar se çështja e emrit me Maqedoninë do të zgjidhet në pjesën e parë të vitit 2018, duke theksuar se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, Maqedonia do të përballet me vështirësi të mëdha.

“Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë, do të pasojnë probleme të mëdha. Nëse për këtë problem arrihet zgjidhje, atëherë duhet kaluar disa procedura burokratike në Kombet e Bashkuara që mund të zgjasin 3 deri në 4 muaj, kështu që e gjithë kjo çështje do të përmbyllet deri në fund të vitit 2018. Gjatë vitit 2019 do të nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, kurse gjatë verës së vitit 2019 edhe tek ne do të zhvillohen zgjedhje”, ka deklaruar Kotsias.

Mediat greke komentojnë se vallë ndryshimi i qeverisë në Maqedoni, vërtet d.m.th edhe ndryshim i qëndrimeve të tyre.

“Qëndrimet e kryeminiszrit Zoran Zaev dhe Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov janë të matura dhe në frymën e gatishmërisë për gjetjen e një kompromisi. Por megjithatë ka një dallim të madh prej deklaratave në opinion e deri tek realizimi i tyre. Por nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen e emrit që po ngjallë reaksione të mëdha në IRJM, pasi që edhe nëse arrihet një kompromis, është i patjetërsueshëm fakti që ai edhe të përdoret”, shkruan Katimerini.

Edhe Greqia edhe Maqedonia shkruan më tej “Katimerini” po zbatojnë masa me qëllim ndërtimin e besimit të ndërsjellë, përmes hapave të lehtë e të vogël, por shumë simbolik dhe tejet të nevojshëm.