Një prind ka denoncuar një rast përmes faqes “Duam Çair të Pastër”. Sipas tij, sot ka pasur një tentim për kidnapim të fëmiut 11 vjeçar.

“Sot në mëngjes, rrugës për kah shkolla Penko, një veture Golf me ngjyre të zezë me katër persona në të, është ndalur para djalit tim dhe e kanë ftuar të futet në veturë.

Djali 11 vjeç ka filluar të vrapojë në drejtim të shkollës. Rastin e kom paraqit edhe ne polici nëpërmjet telefonit, pas orarit te punës do e paraqes edhe në mënyrë të shkruar te stacioni në Butel”, ka shkruar prindi në fjalë.

Nga policia e Butelit thonë se tek ata ende nuk është denoncuar ndonjë rast i tillë.