Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë sulmin e Manchester United duke i sjellë katër lojtarë majtakë në skuadër në afatin kalimtar veror.

Afati kalimtar pritet të jetë i dendur për United, pasi raportohet se Mourinho i ka identifikuar katër lojtarë majtakë për ta përforcuar skuadrën, transmeton Express.

Bëhet fjalë për Danny Rose, Mesut Ozil, Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.

Sipas Manchester Evening News, Mourinho i ka identifikuar pozicionet të cilat do t’i forcojë me emrat e lartpërmendur.