Dy shqiptarë janë vënë në Venezia, Itali mbrëmjen e së dielës pasi në makinën me të cilën udhëtonin u gjetën 8 kilogramë marijuhanë.

H.G i moshës 42 vjeç dhe 21 vjeçari me inicialet H.S pasi janë ndjekur nga policia janë ndaluar në “San Dona” ku edhe u konfiskua droga e  gjetur ne makinë.

Mediat italiane shkruajnë se “Volskswageni” gri kishte rënë në sy të banorëve si i dyshimtë dhe ata më pas kishin njoftuar autoritetet. Droga e llojit marijuanë u gjet në pjesën e pasme të makinës, ndërsa në shtëpinë e tyre gjatë kontrollit u gjetën dy matës të saktë të drogës të cilën dy shqiptarët e kishin bërë gati për ta shitur. Dy shqiptarët u dërguan në paraburgim në Venecia.