Policia e Shkodrës ka kapur pak më parë një furgon të mbushur plot me drogë kanabis sativa.

Burimet thanë se makina e tonazhit po lëvizte në aksin Shkodër -Han i Hotit.

Ende nuk dihet sasia e kanabisit që është gjetur në furgon.

Dyshimet e para janë që droga të kishte destinacion Malin e zi e më pas Europën.

Operacioni është vërë nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Dy persona mësohet se janë të arrestuar.