Ministri për Shtetësi dhe Migrim i Kanadasë, Ahmed Hussen, njoftoi se vendi i tij deri në vitin 2020 do të pranojë rreth 1 milion migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Minstri kanadez, nëpërmjet një konferencë për media të organizuar në Otavë, e prezantoi planin e ri të imigracionit, punimet për të cilin vazhdojnë tashmë një kohë.

Sipas kësaj, Kanadaja do të pranojë gjithsej 980 mijë migrantë prej të cilëve 310 mijë në vitin 2018, 330 mijë në vitin 2019 dhe 340 mijë migrantë në vitin 2020.

Ministri Ahmed Hussen, tha se sipas planit të ri numri i migrantëve në Kanada deri në vitin 2020 do të përbëjë një për qind të popullatës së vendit dhe do të ndihmojë në kompensimin e plakjes së popullsisë.

Ai më tej shprehu besimin se migrantët do të luajnë një rol jetësor në shoqëri me ç’rast theksoi se 5 milionë kanadezë do të dalin në pension deri në vitin 2035.

“Sipas parashikimeve rritja e popullsisë do të bëhej 100 për qind deri në vitin 2036, por sot kjo shifër qëndron në rreth 75 për qind. Forca e punës duhet të rinovohet”, u shpreh ai.

Hassan gjithashtu mohoi pretendimet rreth asaj se të sapoardhurit në Kanada janë duke konsumuar burimet dhe përbëjnë barrë në shoqëri. Sipas tij, migrimi inkurajon inovacionin si dhe forcon ekonominë.