Arrestohen 44 protestues të grupeve ekstremiste “La Meute” dhe “Storme Alliance” në qytetin Quebec në Kanada. Policia kanadeze në Qubec, ka deklaruar se ishin mbledhur rreth 1000 protestues në sheshin kryesor të qytetit.

Arsyeja e protestës është kundër qëndrimit të emigrantëve të huaj kryesisht për ata të Lindjes së Mesme. Protestuesit kanë filluar të hedhin sende të forta në drejtim të policisë, kjo e fundit ka përdorur gaz lotësjellës.

Policia ka tentuar të negociojë me protestuesit, por anëtarët e grupeve refuzuan komunikimin. Disa prej protestuesve gjatë kontrollit kanë rezultuar se kishin me vete xhaketa antiplumb, shkopinj, ndërsa fillimisht janë arrestuar 21 persona, më pas 23 të tjerë.

Grupin ekstrem të djathtë “La Meute” e themeluan ish-ushtarët kanadezë Eric Venne dhe Patrick Beaudry në tetor të vitit 2015 në Quebec dhe njihet për qëndrimet anti-islame dhe kundër emigrantëve. Supozohet se grupi kanë rreth 40.000 anëtarë ose simpatizantë.

“Storm Alliance” është gjithashtu një grup ekstrem i krahut të djathtë i themeluar nga Dave Tregget në Quebec në vitin 2016. Supozohet se grupi, i cili njihet për qëndrimet islamofobike dhe anti-migrante, ka rreth 3.000 mbështetës anembanë Kanadasë. Ky grup mbështet aktivitetet La Meute në Quebec.