Qaka ka thënë se ëndërr fëmijërore e kishte që ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare.

Kamer Qaka është shprehur tepër i emocionuar në konferencën për shtyp të ditës së sotme.

Pejani u shpreh se Shqipëria ka qenë ëndërr për të që në moshë të vogël dhe nuk ishte menduar për asnjë moment për të vendosur të thoshte “Po” pas ftesës.

Madje, ai tregon se kishte qarë pas ftesës në Kombëtare.

“Kam nisur të qaj kur më kanë telefonuar dhe njoftuar se do të jem pjesë e Kombëtares në ndeshjen me Turqinë”, tha ai.

“Që në moshë të vogël e kam ndjekur kombëtaren dhe ka qenë ëndrra ime të luaj me Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu”, shtoi Qaka.

“Më kanë pritur shumë mirë të gjithë shokët, të cilët janë të një niveli të lartë. Jam nga Peja, por ëndrra ime ka qenë Shqipëria. Unë nuk pretendoj për shumë minuta. Jam krenar vetëm që jam këtu”, theksoi mes tjerash Qaka.