SPB i Punëve të Brendshme të Prokurorisë Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës i dyshuar për dy vepra penale “shërbim në detyrë” dhe “raste të veçanta për falsifikimin e dokumenteve”.

“I akuzuari me 18 tetor të 2017 në mënyrë të paautorizuar është shërbyer me veturën me pronësi të komunës Npvp Sellë, që si kryetar komune i është dhënë për nevoja zyrtare. Edhe pse e ka ditur se i ka skaduar afati si kryetar komune, të njëjtën ditë kur ia ka dhënë vendimin kryetarit të ri, B.V. ka refuzuar të kryejë pranim-dorëzim të veturës, duke përgatitur udhëtim zyrtar me veturën zyrtare dhe së bashkë me bashkëshortoren e tij me 19 tetor ka shkuar në Shkup për nevojat e veta private”, tha në konferencë për shtyp Hrizantema Rendevska nga SPB Strumicë.

Pas akuzës paraprake, ekipet policore me 19 tetor para hyrjes në Strumicë te pompa e benzinës “Lukoil” e kanë ndalur automjetin i cili është drejtuar nga i akuzuari, ndërsa me të ka qenë bashkëshortja e tij.

“Bashkëshortja e tij me telefonin e vet i ka xhiruar në mënyrë jo-legale punonjësit e policisë edhe pse policët i kanë thënë të ndalojë. Gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se i akuzuarit e ka përdorur makinën  e komunës”, tha Rendevska.

Nga ana e policisë me urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike me konfirmimin e lëndëve të marra, janë marrë makina e fotografuar e Komunës së Novo Sellës dhe telefoni celular i bashkëshortes.