Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, ka thirrur për herë të parë në ekip Astrit Ajdareviçin. Mesfushori i cili luan edhe si sulmues, nga Antalia ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për emocionet në këtë grumbullim të parë si kuqezi.

Më kanë pritur mirë të gjithë, jam i kënaqur. Kam pritur prej disa vitesh këtë ftesë, jo vetëm për mua, por dhe për familjen time. Jam i kënaqur që jam këtu dhe do të jap gjithçka. Kam luajtur për Suedinë për disa vite, kam qenë kapiten atje. Ka qenë e vështirë pasi jam rritur në Suedi, por unë ndihem si shqiptar dhe gjithmonë e kam thënë dhe do ta them”, tha Ajdareviç.