Arife Kurtishi (19) nga fshati Studeniçan, ka humbur. Familjarët thanë për SHENJA se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 05.11.2017 në orët e paraditës dhe ende nuk ka asnjë shenjë se ku mund të gjindet.

Që nga ajo ditë, policia është vënë në kërkim të saj në çdo qytet të Maqedonisë.

Siç u shprehën familjarët, Arifja ka qenë nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore dhe nuk mund të kuptojnë arsyet se pse të bëjë një veprim të tillë.

Familjarët luten që çdo kush që mund ta takoj dikund Afiren 19 vjeçare, menjëherë t’i kontaktojë në numrin e telefonit 070/672-640.