Jose Mourinho e ka luajtur rolin e agjentit mbrëmë në ndeshjen Suedi-Itali. Trajneri i Manchester United e ka përcjellur nga afër yllin e Leipzig, Emil Forsberg.

Mou ndodhej pranë Ibrahimovicit ndërsa është fokusuar disa herë nga kamerat.

Mediat suedeze shkruajnë se portugezi është i interesuar që ta transferoi Forsbergun te United dhe se për këtë ka kërkuar që të ndjekë 90 minutat e tij nga afër.