Jose Mourinho ka shprehur shqetësimin se Marouane Fellaini mund të largohet nga klubi si transfer i lirë.

Kontrata e belgut skadon këtë verë, ndërsa Goal ka mësuar se Fellaini e ka refuzuar një ofertë me kushte të reja për të qëndruar në “Old Trafford”, transmeton Express.

Po ashtu, agjenti i Fellainit e ka kontaktuar Juventusin për një kalim të mundshëm të belgut në Torino, edhe pse gjiganti italian nuk është e interesuar për të.

Por, Mourinho nuk do ta humbasë lojtarin.

“Po, jam i shqetësuar se Fellaini mund të largohet. Po diskutohet mes lojtarit dhe bordit. Diskutimet i ka nën kontroll bordi. Do të pres, duke uruar se do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, por s’është në dorën time”, ka thënë Mou.