Gianluigi Buffon vazhdon të na tregojë se mosha është thjesht numër. Përveç të gjithë dashurisë dhe lëvdatave që ai merr nga të gjitha këndet e botës së futbollit, 39-vjeçari është ende duke fituar çmime të shumta individuale.

Për Buffonin, viti 2017 do të mbahet mend për dështimin e Italisë të kualifikohet për Kupën e Botës në ndeshjen e tij të fundit për Kombëtaren. Megjithatë, nuk janë të gjitha lajme të këqija për portierin e Juventusit, transmeton Express.

Përkundër zhgënjimit të hidhur pas humbjes ndaj Suedisë në “play-off” të Kupës së Botës, Buffon i ka fituar katër çmime individuale këtë sezon, në të cilin do t’i mbushë 40 vjet.

Ky është një sukses të cilën shumë pak njerëz mund ta arrijnë, e sidomos një portier.

Buffon u shpall Portieri më i Mirë i FIFA-s për vitin 2017, Lojtari më i Mirë i Serie A për vitin 2017, Portieri më i Mirë për Vitin 2017, si dhe Portieri më i Mirë i Ligës së Kampionëve për vitin 2017.