Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, eshtë deklaruar rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Jevtiq, nga Beogradi, është shprehur se në Kosovë do të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Më duket mua që më nuk do të ketë falje dhe kjo është e rëndësishme, në mënyrë konkrete, ashtu siç është nënshkruar dhe ka pasur pajtueshmëri në Bruksel, duhet të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ai më tej.

Ai ka shprehur bindjen se nuk do të ketë më as pengim të themelimit të këtij asociacioni në Kosovë, raporton Tanjug.

“Fakti është se tash kemi pasur zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe kjo mund të jetë arsyeja që disa procese të rëndësishme janë ndërprerë”, ka deklaruar Jevtiq.