Jay Z siç duket nuk dëshiron të mbaj koncertet e tij pa organizimin e duhur.

Reperi ka anuluar edhe një koncert nga turneu i tij 4:44.

Performanca e tij e paraparë për në Nebraska më 6 dhjetor është anuluar, ngaqë vendi ku Jay Z do ta mbante koncertin nuk ka arritur të realizoj skenografinë me kohë.

Kjo gjë kishte ndodhur edhe më 1 nëntor në Frenso.

E për të gjithë ata që kanë blerë biletat, u është premtuar rimbursim, mirëpo nuk është caktuar ndonjë datë tjetër për këto dy performanca të anuluara.