Një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është plaçkitur me ç’rast janë marrë 130 mijë denarë nga qarkullimi ditor.

MPB sot kumtoi se vjedhjen e ka kryer një person i maskuar i cili duke u kërcënuar me thikë dhe shkop i ka marrë paratë nga e punësuara në kazino. Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 08:50.

Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për ndriçimin e rastit.