Protestues para gjykatës penale e sulmuan ekipën e “Makfaks” dhe “A1on” të cilët njoftonin për protestën. Njëri nga ato, ja ka mbuluar me dorë kamerën e gjiruesit dhe e ka penguar për të kryer detyrën, kurse gazetari është ankuar se në shtyrje ia kanë marë pjesë të gjesendëve që ka mbajtur në dorë.

“Nga të gjitha anët na kërcënohen, kurse në një moment arritën ta ndalojnë transmetimin drejtpërsëdrejt. Filluan të na shtyjnë, mi morën ndëgjueset nga dora, të cilat të patjetërsueshme janë për punë, dhe listat me vërejtje, me çka do të ngrisë padi në polici, kurse e shtynë edhe kamerën e gjiruesit”, thotë njëri nga gazetarët e sulmuar, Kristijan Landov.

Policia nuk ka reagur edhe pse Gjykata është e rrethuar me siguri të madhe nga policia.

Kurse protestën e organizoi VMRO-DPMNE në shenjë revolte për të arrestuarit për datën e 27 Prillit.