Një 39 vjeçar me iniciale L.P. është paditur penalisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak se ka sulmuar dy policë, shkruan press24. Sulmi ka ndodhur më 10 tetor të këtij viti, kurse autori është nga Prilepi

L.P. ka qenë duke vuajtur dënim me burg. Më 10 tetor policia e ka e ka dërguar për kontroll në spitalin e Prilepit. Pas kontrollit të kryer, ai është arratisur, por policia për një kohë të shkurtër e ka locuar dhe e ka kapur, njoftoi sot MPB.