Janë mbushur hotelet në Berovë, Ohër dhe Shkup për festat e vitit të ri. Maqedonia bëhet destinacion gjithnjë e më interesant për shkak se, sipas punonjësve turistik, duhet të mendohet për rritje të kapaciteteve hotelierike.

Për herë të parë, në kërkesë të turistëve, është organizuar edhe grup çarter nga Antalia.

“Kur kemi paralajmërime nga shtete të tjera, posaçërisht për Vitin e Ri, mund të ndodhë në hotele të mos ketë vend. Mendoj se ka nevojë për më shumë kapacitete, jo vetëm në kuantitet, por edhe në kualitet”, deklaroi Veton Grubi nga ETC Travel para biznes forumit të sotëm të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Aeroplanët çarter aterojnë në Shkup ku realizohen programe treditore  apo katërditore nëpër Maqedoni.

Grubi informon se përveç jashtë vendit, interes për festim në festat që vijnë këtu ka edhe nga qytetarët tanë. Kjo është falë, tha, atmosferës të përgjithshme të përmirësuar në vend.

Nga oferta për jashtë vendit, vendet nga rajoni, Serbia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi, ende janë më kreative për turistët e Maqedonisë, por interes ka edhe për destinacionet më të largëta. Madrid, Kubë dhe Dubai.

“Hit destinacion është Dubai për ku janë organizuar më shumë grupe, jo vetëm për Vitin e Ri, por edhe në muajt e tjerë”, theksoi Grubi.