Në 33 objekte hotelierike në Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Kavadar gjatë fundjavës janë kryer kontrolle nga ana e policisë, Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit të Tregut të Punës.

MPB-ja sot kumtoi se dy objekteve hotelierike në Tetovë i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, si dhe urdhërpagesa për kundërvajtje për gjoba në vlerë prej 500 eurosh. Një objekti të tretë i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimit në kohëzgjatje prej shtatë ditësh.

Në aksionin janë arrestuar 16 persona, nga të cilët tre shtetas të Maqedonisë për shkak të një thike të gjetur, si dhe konfirmim të identitetit edhe të 13 shtetaseve të Shqipërisë për keqpërdorim të qëndrimit turistik në Maqedonisë dhe punës së parregullt.

Në Shkup është kryer kontroll në 15 objekte ku janë dhënë dy vendime për ndalesë për kryerje të veprimit hotelierik në kohëzgjatje prej 30 ditëve dhe një vendim për ndalesë për kryerje të veprimit hotelierik në kohëzgjatje prej 10 ditëve. Janë shqiptuar tre gjoba sipas Ligjit për mbrojtje nga duhani, ndërsa nëntë prej objekteve të kontrolluara  u është imponuar ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm deri te shërbimet inspektuese. Janë arrestuar dy persona nga të cilët njëri për prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë, ndërsa personi tjetër i cili ishte minoren për konsumim të alkoolit.

Në Gjevgjeli, një objekti hotelierik i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme  në kryerjen e veprimit në kohëzgjatje prej 15 ditëve, ndërsa një objekti tjetër hotelierik i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Gjatë kontrolleve të kryera në rajonin e SPB Veles, gjegjësisht në Kavadar, një objekti hotelierik i është dhënë vendim për ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimit në kohëzgjatje prej 15 ditëve, ndërsa tre objekteve hotelierike u janë dhënë vendime për ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

MPB-ja kumtoi se gjatë fundjavës së kaluar është zbatuar kontroll i përforcuar i automjeteve ku të testuar për alkool janë gjithsej 136 shoferë, ndërsa te 21 shoferë është konfirmuar prania e alkoolit mbi të lejuarën.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se në bashkëpunim me institucionet e tjera do të vazhdojnë kontrollet e tilla edhe në periudhën në vijim.