Reperi Ledri Vula duket se ka edhe pasione tjera përveç muzikës

Ledri Vula është njëri prej emrave më të përfolur të skenës sonë muzikore.

Por, përderisa të gjithë e dimë që ai përpos profesionit të muzikës është i diplomuar edhe për regji filmi, duket se reperi ka edhe një pasion tjetër.

Ajo është piktura.

Se është kështu e tregon edhe një foto e tij që ai ka postuar në rrjetet sociale, poshtë se cilës ka shkruar “Picasso.

Ndërkohë në kokë ka të vënë një kapele dhe ka pozuar buzë një fushe të basketbollit.