Kendall Jenner është njëra nga modelet më të kërkuara në skenë dhe revista “Forbes” këtë vit e shpalli manekinen më të paguar në botë.

Manekinia 22-vjeçare me vite mbretëron në skenën e modës. Deri tash ka qenë pjesë e ballinave të revistave “Vogue”, “Ela”, “Harpers Bazar”.  Fotografitë e fundit të bëra në rrugët e Majamit zbulojnë se si supermodelja duket pa grim.

Kendall ka kaluar ditën jashtë duke telefonuar dhe nuk është brengosur për shkak të pranisë së paparacëve në afërsi të saj.