Katër të akuzuar për vjedhjen në NLB Tutunska banka morën gjithsej dënim me burg prej gjithsej 20 vjet.

Të akuzuarit të parë Boban Smilevski sot i është shqiptuar dënim me burg prej nëntë vite e dy muaj për veprat penale fshehje dhe vjedhje të rëndë. Vëllai i tij Gorani si i akuzuari i dytë mori gjashtë vite e gjysmë, i akuzuari i tretë Boris Miçevski pesë vite e dy muaj, ndërsa i akuzuari i katërt Mirosllav Kaevski mori dënim me kusht për fshehje.

Me aktvendimin, i cili sot u kumtua në Gjykatën Themelore Shkupi 1, të akuzuarit janë të detyruar ta kthejnë gjithë shumën të cilën e kanë vjedhur nga NLB banka.

Katër të akuzuarit për vjedhjen e pranuan fajin, por nuk zbuluan se çfarë kanë bërë me paratë e vjedhura.

Ata më 10 prill të këtij viti nga NLB banka vodhën 2.000.000 franga dhe 270.000 euro.

Prokurori kompetent i cili vepron në lëndën deri te Gjykata ka dorëzuar edhe propozim akuzues kundër katër personave të tjerë, të cilëve si persona përgjegjësi në bankë në bazë të aktit të përgjithshëm, me autorizim të veçantë u janë besuar rreth i caktuar i punëve, por ata në mënyrë të pavetëdijshme kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe detyrave të tyre dhe me këtë e kanë mundësuar përvetësimin kundërligjor të parave në shumën e lartpërmendur. Procedura kundër këtyre katër personave vazhdon në mënyrë të ndarë.