Personi i cili vdiq sonte nga aksidenti i tmerrshëm në ndodhi në Manastir është 28 vjeçri Igor Veljanoski nga Prilep.

Ai humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik këtë mbrëmje, i cili goditi një mur betoni me automjet dhe u fut në oborr në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Prilep, përcjell TetovaSot.

Policia e Manastirit konfirmon se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Peti leb” ku si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve, një person ka humbur jetën në vend dhe katër të tjerë u dërguan me urgjencë në spitalin e Manastirit.

Për momentin në vend ngjarje po bëhet inspektim për të zbuluar shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti, ndërsa nga SPB-Manastir informojnë se rruga Manastir-Prilep e cila prej ora 17:45 deri para pak minutash ishte e bllokuar, tashmë është e hapur./TetovaSot/